Premiera e serisë së fundit të sagës “Twilight” është mbajtur në Los Angelos, duke sjellë yjet e tij në tapetin e kuq.

Megjithatë më shumë se tek filmi vëmendja e fansave dhe padyshim e mediave botërore ishte përqendruar në çiftin Stewart-Pattinson.

Ata janë fotografuar së bashku në krah të njeri-tjetrit duke pozuar mjaft të qeshur për aparatet.

Nga ovacionet e tyre, edhe fansat janë dukur mjaft entuziast për këtë rikthim të çiftit, pas tradhtisë së Stewart.

Ndërkohë nuk mund të anashkalohej as pamja e protagonistëve ku Kristen u shfaq e veshur me një fustan ngjyrë bezhë mjaft transparent ndërsa Robert me një kostum serioz ngjyrë jeshil.

(xh.k/shqiptarja.com)