Futbollistët e Tiranës do të luajnë sot jo vetëm për të bërë historinë, pasi në rast fitoreje do të kualifikohen në grupet e Europa League, por edhe për mbushur xhepat me shifra të majme. Kjo pasi presidenti i bardhebluve, Refik Halili, i cili njihet për zemergjërësinë e tij, ka vendosur premio afërsisht 30 mijë për çdo lojtar në rast se sot Tirana fiton në ‘play-off-in’ e Europa League.

Nuk dihet me saktësi nëse kjo shifër është vetëm për lojtarët e formacionit apo për të gjithë skuadrën, por sidoqoftë premio është ekzaltuese. Shifra të tilla janë të konsiderueshme edhe në Europë, por për Shqipërinë janë të padëgjuara më parë. Mbetet për t’u parë në orën 20:30, nëse lojtarët bardheblu do t’i bëjnë këto para të tyret dhe nëse Tirana do të dalë.

Në rast kualifikimi vetëm për pjesmarrëjen në grupe Tirana do të përfitojë deri në 4 mln euro.