Programet ekonomike të partive politike në pandemi, eksperti: Jo luftë me taksat, të mbushet arka e shtetit, rimëkëmbja e pasigurt

Në një kohë që kampet politike kanë nisur garën për programet ekonomike, ekspertët e konsiderojnë të pavend luftën me taksat. Sipas tyre është koha të mendojmë për rimëkëmbjen ekonomike, të mbushim arkën e buxhetit të shtetit e cila është zbrazur nga tërmeti dhe pandemia  e më pas të propozojmë ndryshime fiskale, të tilla si ulje apo rritje taksash.

“Ne kemi parë që premtimet elektorale që bëhen të mëdha por buxheti nuk i mban dot për shkak se e tejkalojnë me 2 pse 3 herë kapacitetin e buxhetit. Dhe jo më tani kur kemi edhe pandeminë, që e ka goditur rëndë. Do duhen vite të tëra për të rikuperuar pjesën e buxhetit që lidhen me deficitin buxhetor, dhe nuk ka më nevojë për politika të mëdha sepse nuk ka hapësira fiskale. Duhet një modifikim i politikës aktuale brenda nevojave që ka buxheti, lehtësim i barrëve administrative ndër vite. Pra të jepen disa pushime fiskale të përkohshme”, thotë eksperti fiskal Eduart Gjokutaj.

Sipas ekspertit fiskal, Eduart Gjokutaj, porsa kohë pandemia vijon të jetë prezente çdo projekt dhe planifikim ekonomik por edhe për investime mbetet i pasigurt.

“Kjo lloj rënie ekonomike nuk krahasohet sa me rënien e vitit 1997. Kjo rënie nuk ishte vetëm punë e bllokimit nga pandemia, por ishte një ekonomi që duhet të ri-gjente vetveten, për shkak të mbarimit të investimeve të mëdha, dhe rifillimit të investimeve të tjera që hapin vende pune. Ende nuk janë hapur rrugët e eksportit për shkak se ekonomia jonë në një pjesë të caktuar, është e varur nga tregtia. Këto faktorë bëjnë që ato tregues optimist të rishikohen”, u shpreh Gjokutaj.

Por a ka marrë mësime ekonomia e vendit nga kriza e shkaktuar nga COVID-19?

“Ekonomia jonë ende nuk ka nxjerrë konkluzionet, që të themi se ka marrë mësime”, tha eksperti.

Për ekspertin Gjokutaj, viti 2021 është periudha kur shteti duhet të fokusohet tek rritja e tregtisë, mbështetja e sektorëve më në vështirësi, dhe tek riorganizimi nga e para e ekonomisë. Në vitin e kaluar të ardhurat në buxhet u tkurrën me 7.5%, rënie që ka vijuar edhe në muajin janar me 2.3%.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ergys Mërtiri: Çna tregoi Altin Dumani?

Ergys Mërtiri: Çna tregoi Altin Dumani?