Premtimi i Edi Ramës për
lënien e mandatit të ministrave

Premtimi i Edi Ramës për<br />lënien e mandatit të ministrave
TIRANE - Para fitores së zgjedhjeve të 23 qershorit nga e majta, lideri i PS Edi Rama, i cili tashmë do të qeverisë vendin për 4 vitet e ardhshhme u shpreh se ministrat që ai do të zgjidhte do të jepnin dorëheqjen e mandatit të deputetit, ku pas së cilit do të mbanin vetëm të ministrit. Premtim ky që pritet të mbahet në fillim të muajit shtator, ku dhe do të mandatohen ministrat.

“Ministrat do zgjidhen mes deputetëve, por me marrjen e mandati të ministrit heqin dorë nga mandati i deputetit. Ato do jenë figura politike, që janë pjesë e skuadrës sonë të Rilindjes, por do të bëjnë një ndarje të punëve, siç kemi rënë dakord dhe e kemi sanksionuar në marrëveshjen me LSI, por edhe në marrëveshje me forcat e tjera të koalicionit duke bërë që pushtetet të bëjnë funksionimin e tyre, dhe duke krijuar kështu një ekuilibër të ri dhe hapësirë të madhe për kontrollon parlamentar”, është shprehur Rama gjatë fushatës zgjedhore të zgjedhjeve për pushtetit qëndror.

Dorëheqja nga mandati i deputetit pritet që të bëhet pjesë pjesë, sipas një skeme të studiuar mirë nga e majta, në mënyrë të tillë që të mos rrezikojë mazhorancën në Parlament.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 30.08.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë