Premtimi i sopranos Morava për shqiptarët: Një bust për Asdrenin në Bukuresht

Një bust për Asdrenin në Bukuresht, është kjo dhurata që sopranoja Arlinda Morava premton për të gjithë shqiptarët. Këngëtarja lirike Arlina Morava e ftuar në emisionin Rreze DielliReport Tv, shprehet se çdo gjë që ka bërë e ka bërë për vendin e saj. Në kuadër të kësaj ajo ka bërë çdo gjë gati që së shpejti krijuesi i himnit të flamurit Aleksandër Stavre Drenova të ketë një bust në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht.

“Çdo gjë që kam bërë, do vazhdoj ta bëj për vendin tonë. Vetë Asdreni ka qenë atashe kulturor dhe ka qenë dikush falë asaj që ka bërë dhe jehona e tij vazhdon ende. Këtë vit kam dëshirë të vendos bustin e tij në Bukuresht sepse është ai që na solli himnin. Çdo gjë është pothuajse gati. Kam folur edhe me autoritet përkatëse.”

Sopranoja gjithashtu do të jetë presidente edhe e festivalit ballkanik që do të mbahet në Bukuresht, si dhe do ta nisë atë me një formacion nga vendi ynë.

“Për herë të parë në Rumani po bëhet një festival Ballkanik për muzikën e dhomës. Rumunët janë shumë nacionalistë dhe nuk pranojnë të kenë një të huaj në komision , ndërsa unë jam për herë të parë presidentja e festivalit ballkanik që do ta hap festivalin me një formacion nga Shqipëria.”

Si shumë artistë të tjerë edhe Morava shprehet e pakënaqur me kushtet e artit në Shqipëri, por për aq kohë sa publiku e do, ne do të bëjmë ç’është e mundur, shprehet artistja.

Bashkë me sopranon Morava, edhe violonçelistja Klara Bregu ceku disa gjëra që nuk i pëlqejnë në vendin tonë për sa i përket artit dhe vështirësive në këtë fushë.

“Unë dua të prek 2 gjëra që më prekin dhe më shqetësojnë. Unë që kam kushtuar vite të tëra për artin dhe instrumentin nuk vlerësohem në vendin tim. Të krijohet një pengesë dhe nuk të njihen diplomat që njihen kudo. E dyta është që gjen një pengesë për faktin që ti ke ikur jashtë vendit dhe këtu të thonë që ti je shumë i mbivlerësuar.”

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Organizata civile: Peticion për ndryshimin e emrit të Kosovës në Dardani

Organizata civile: Peticion për ndryshimin e emrit të Kosovës në Dardani