Ata u arrestuan, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë mashtruar 25 persona, të cilëve u kanë marrë në total një shumë prej 40 000 Euro, duke u premtuar se do t'i pajisnin me pasaporta bullgare.
Gjatë arrestimit, në cilësinë e provës materiale, të arrestuarve iu sekuestruan 2 aparate celularë dhe 112 dokumente të ndryshme si: Certifikata personale dhe familjare, fotokopje të kartave të identitetit dhe pasaporta, fotografi për dokumente, kopje të ekstrakteve të llogarive bankare etj.
Materialet proceduriale në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur, do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të rënda i kryer në bashkëpunim" dhe "Falsifikimi i dokumentave i kryer në bashkëpunim", parashikuar nga nenet 143/3 dhe 186/2 e Kodit Penal.
d.b/shqiptarja.com









