Në pranga janë vënë T. H., 31 vjeç, E. Z., 28 vjeç dhe A. K., 22 vjeç.
Ata janë kapur në flagrancë në automjetin tip Opel, brenda të cilit u gjetën lista e zgjedhësve për qendrat e votimit të këtij fshati si dhe gjithashtu u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dokumente të ndryshme pronësie të banorëve të ndryshëm të këtyre qendrave të votimit.
Nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas u kishin premtuar zgjidhjen e problemeve për këto pronësi banorëve të fshatit Çekrezë, në këmbim të votës për një subjekt të caktuar politik.
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprën penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje” të parashikuar nga Neni 328/a dhe 25 i Kodit Penal.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com