Policia e Lezhës ka ndaluar një person për mashtrimin e 8 personave për kontrata pune jashtë shtetit kundrejt një pagese monetare.

I arrestuari nga policia është Kol Gjokaj, 43 vjeç banues në Gjakovë Kosovë.

Ky person dyshohet se në muajin Maj 2015 , në Lezhë, ka mashtruar 8 persona duke ju premtuar kontrata pune në Austri kundrejt një pagese prej 800 Euro secilit.

Për 43-vjeçarin Gjykata e Shkallës se Parë Lezhë me datë 05.02.2016 , ka caktuar masën e sigurimit "Arrest me burg" për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit".

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com