Prenga në parlament,PD:Mund të
bllokojmë foltoren deri në bojkot

Prenga në parlament,PD:Mund të<br />bllokojmë foltoren deri në bojkot
Kryetari i partisë demokratike Lulzim Basha ka thirrur në orët e pasdites së kësaj të hëne grupin parlamentar për të diskutuar mbi hapat që do të ndjekë PD pas rikthimit në parlament të deputetit Armando Prenga , i cili fitoi lirinë nga gjykata vetëm tre ditë më parë.
 
Në këtë mbledhje me dyer të mbyllura janë shqyrtuar të gjitha opsionet që do ndiqen, e madje është hedhur edhe idea e bllokimit të foltores së kuvendit në seance e deri bojkot të parlamentit nga opozita.
 
Në këtë mbledhje Basha është shprehur se lirimi i Prengës është bërë me ndërhyrjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa e cilëson rikthimin e tij në kuvend si një goditje e rëndë që i bëhet parlamentarizmit.
 
Qëndrimi i PD do të shpaloset edhe në raport me ligjin e dekriminalizimit, i cili u votua konsensualisht nga palët në dhjetorin e viti të shkuar.
 
Megjithatë ndërsa është diskutuar edhe fakti që Prenga është përjashtuar nga PS, mësohet se reagimi i PD do të jetë i ashpër, me rikthimin e Prengës në parlament pas 5 muajsh. Grupi parlamentarë ende nuk ka marrë një vendim dhe pritet të mblidhet sërish të martën dhe të mërkurën për të përcaktuar hapat që do të ndjekë për këtë çështje.
 
Deputeti Armando Prenga u ndalua nga policia dhe u mbajt fillimisht në burg e më pas arrest shtëpie pasi gjatë një konflikti në Kurbin qëlloi me armë ndaj një personi tjetër. Para tre ditësh Armando Prenga u la i lirë nga gjykata e lartë.

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar dhe proceduar! 79 pezullime dhe bllokime

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar dhe proceduar! 79 pezullime dhe bllokime