TIRANE- Deputeti i Partisë Socialiste Armando Prenga rrëfen për “A1 Report” ngjarjen e ndodhur sot në Komisionin e Ligjeve, ku është konflikuar me deputetin Strazimiri. Prenga thotë se fillimisht ka ndërhyrë së bashku me deputetin Piro Lutaj për të shuar konfliktin mes Strazimirit dhe Qefalisë, por më pas është përfshirë në konflikt pas shkak të fyerjeve ndaj tij.
 
Ndërkaq, lidhur me akuzat në drejtim të tij nga deputeti Strazimiri, deputeti Armando Prenga thotë se “janë thjesht politike”, ndërsa shton se për këtë çështje do t’i drejtohet gjykatës.
 
“Pashë Qefalinë që po debatonte, bashkë me të u afrova me Piro Lutajn për t’i ndarë, por dëgjova ofendime nga ato të përhershmet të Strazimirit, të një rrugaçi, pastaj u shtymë. Sa për akuzat e tij (drogë, prostitucion, vjedhje) them se janë thjesht politike, por për këtë do të përballemi në gjykatë. Duhet ta dijë Strazimiri se jam person i martuar me dy fëmijë, akuzat e tij janë për të marrë mua për pikë referimi, për të ofenduar ata që shkelim ligjin. Kurrë nuk do ta lejoj t’i fusë të gjithë në një thes, sepse kush shkel ligjin përballet me gjykatën, dhe zona ku jam unë për mua është perla e Shqipërisë”, tha për “A1 Report” deputeti Armando Prenga.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)