Prenga shkon në Kuvend, thyen 
vendimin e tij për të shpëtuar mandatin

Prenga shkon në Kuvend, thyen <br />vendimin e tij për të shpëtuar mandatin
TIRANE - Ndonëse në orët e vona të mbrëmjes së të mërkurës deputeti Armando Prenga iu drejtua me një shkresë kryetarit të Kuvendit Ilir Meta ku vetëpezullohej nga kuvendi deri në momentin që gjykata do të jepte vendimin final për të, deputeti i përjashtuar nga Partia Socialiste është shfaqur vrullshëm në momentet e fundit në seancë ku mori pjesë në votimin e dekreteve të presidentit për ministrat e rinj. Ndonëse ka vepruar në shpejtësi, kamera e Report TV ka mundur të kapë një moment të deputetit në sallë.

Armando Prenga

Pas këtij akti deputeti Armando Prenga është larguar me shpejtësi nga salla pa rënë në "sytë" e kolegëve, por nuk i ka shpëtuar pyetjeve të gazetarëve jashtë ambientit të Kuvendit.  Vetë deputeti Prenga ishte i paqartë në përgjigjet e tij për prezencën në parlament, por mes rreshtave zbuloi se këtë veprim e bëri për të shpëtuar mandatin.

"Nuk ma ndalon as ligji as kushtetuta, unë nuk thash se nuk do të marr pjesë, por që pezullohem nga të gjitha aktivitetet e parlamentit. Është vendim personal. Vetëpezullim do të thotë që do marr pjesë deri sa të ketë një vendim të formës së prerë të gjykatës. Nëse gjykata shprehet negativisht unë nuk do të marr pjesë, nuk do jem më në politikë. Nëse do shprehet pozitivisht do shohim të ardhmen time", tha Prenga.

Gazetarët: Mund t'ju digjet mandati?
Prenga: Jo tani jo, për gjashtë muaj nuk digjet mandati.

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)