Prerja e pemëve, Lame: Leja me
dokumenta falso, Basha do ndalu

Prerja e pemëve, Lame: Leja me<br />dokumenta falso, Basha do ndalu
TIRANE - Deputeti i PS-së Artan Lame dhe kreu i Shoqatës së Artitektëve të Shqipërisë, Artan Shkreli, kanëdenoncuar sot prerjen e pemëve dhe prishjen e gjelbërimit pas Universitetit Politeknik të Tiranës. Ata kanë shkuar në vendngjarje dhe janë prononvuar për mediat, ku Lame tha: "Mbeta pa fjalë pas asaj që ka ndodhur nga prerja e pemëve
Të gjitha denoncimet tona kanë rezultuar të vërteta. I bëjmë thirrje shtetit që të mos bjerë pre e dokumenteve false. Pemë u prenë që të bëhen këto ndertime. Zona e parkut dhe të gjitha hapësirat e gjelbra po shkatërrohen. I bëj thirrje Bashës të ndalojë shkatërrimet."

Shkreli nga ana e tij, theksoi: "Bashkia e Tiranës po u merr frymën hapësirave të gjelbra dhe po kryen ndërtime pikërisht në zonën e monumenteve kulturore."

Kryeministri Berisha dhe Këshilli Kombëtar i Territorit i Republikës së Shqipërisë kanë dhënë leje për zgjerimin e Korpusit te Politeknikut ne Tirane pa respektuar mjedisin e gjelbërt dhe duke autorizuar prerjen e pemeve. Ndërtimi ka nisur prej disa ditësh, ndërsa prerja e pemëve ëshë evidente.

Leja për shtesën e Universitetit Politeknik të Tiranës është firmosur nga kryeministri z.Sali Berisha dhe ministri i Arsimit, z.Myqerem Tafaj.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!