Për herë të parë, disa ditë pas votimit në OKB institucioni i Presidencën sjell detaje të reja për disa komunikime mes dy institucioneve se si do të votonte Shqipëria në OKB. Presidenca thotë se: “Vetëm disa minuta para votimit, Drejtori i Kabinetit të Presidentit, z.Arben Cici i ka telefonuar me iniciativën e tij për shkak të sensibilitetit të çështjes, Drejtorit të Përgjithshëm Politik në MEPJ, z.Ferit Hoxha për t’u njohur me vendimin për mënyrën e votimit të Shqipërisë në OKB, nga i cili ka marrë përgjigje që: “Nuk ka ende një vendim por po vazhdojmë konsultimet”, por jo me kabinetin e Presidentit.
Pak minuta më vonë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta është njohur me qëndrimin e Shqipërisë në OKB vetëm përmes mediave online, ashtu si gjithë qytetarët e vendit. Për informacion më të saktë njoftojmë se Drejtori i Kabinetit në Presidencë, z. Arben Cici ka marrë një njoftim me sms nga Drejtori i Përgjithshëm Politik në MEPJ, z. Ferit Hoxha, vetëm në orën 18:24, rreth dy orë e gjysëm pas votimit, me një “Pro” rezolutës”. Nuk ekziston asnjë komunikim tjetër i mëparshëm midis Kabinetit të Presidentit me MEPJ dhe shërbimin diplomatik” deklaron zyra e shtypit të Presidentit.
dy.b/shqiptarja.com

VIDEO









