TIRANE- Presidenca nëpërmjet një njoftimi për shtyp deklaroi sot se “është i pasaktë” njoftimi i dhënë nga e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, për mospagimin e taksave të automjetit privat nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani për vitin 2010.
 
Sipas presidencës këto taksa për vitin 2010, janë paguar në mënyrë korrekte dhe bashkëngjit dokumentacionin për kontrollin tenik të makinës që është e vlefshme nga data 20. 5. 2010 deri më 19. 05. 2011. Ky dokument nuk mund të lëshohet nëse nuk është paguar taksa vjetore e automjetit.

Dokument nga presidenca


Në listën e debitorëve të publikuar nga Drejtoria e Transportit Rrugor Nishani rezulton debitor për mos pagimin e taksës vjetore të makinës me targë TR 3885 S.

Redaksia online

(sg/shqiptarja.com)