Presidencialet 2020, miliarderi Tom Steyer, antidoti kundër Trump

Presidencialet 2020, miliarderi Tom Steyer, antidoti kundër Trump

"Korporatat e mëdha nuk kanë zemër, as shpirt, as fëmijë, e vetmja gjë që atyre iu intereson është të fitojnë para, sigurisht jo për njerëzit". Është ky mesazh, qartasi populist, me të cilin miliarderi dhe ambjentalisti 62-vjeçar Tom Steyer , zgjodhi të njoftojë daljen e tij në fushë për garën presidenciale kundër Trump.

Në një video 4 minutëshe të postuar në Youtube, miliarderi shpjegon se ai synon të zhvillojë një fushatë të ndryshme nga ajo e kandidatëve të tjerë në garë. “Lufta” e tij do të fokusohet në uljen e ndikimit të korporatave të mëdha në vendimet politike Amerikane dhe në betejën kundër ndryshimeve klimatike që ka qenë gjithmonë një nga kuajt më të mëdhenj të luftës.

Në vitin 2018, Steyer, donatori i madh i partisë Demoktarike, kishte investuar të paktën 120 milionë dollarë në zgjedhjet MidTerm, që mbahen çdo katër vjet apo dy vite pas zgjedhjeve presidenciale amerikane dhe kanë të bëjnë me kongresin, duke u përqëndruar në kandidatët më progressive.

"Unë po aplikoj sepse njerëzit nuk i besojnë sistemit: ata mendojnë se i kanë braktisur", tha Tom Steyer në video. "Qëllimi i fushatës sime është kthimi i demokracisë në duart e njerëzve" vazhdoi ai. "Ky vend punon vetëm për të pasurit. Të gjithë të tjerët jetojnë në varfëri. Është koha ta ndryshojmë."

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri

Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri