Presidencialet, Franca voton nën
'ethet' e sulmeve terroriste
Presidencialet, kandidatët favorit 

Presidencialet, Franca voton nën<br />'ethet' e sulmeve terroriste<br />Presidencialet, kandidatët favorit 
Raundi i parë/Rreth 47 milionë francezë me të drejtë votë sot I drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e ri, teksa në garë janë 11 kandidatë.

Kujtojmë se këto zgjedhje po zhvillohen nën frikën e sulmeve terroriste, pasi Franca së fundmi ka qënë objektiv i atentateve të kryera nga elementë radikalë.

Pas sulmit të së enjtes në Paris, ku mbeti i vrarë një oficer policie më shumë se 50 mijë policë dhe 7 mijë ushtarë janë angazhuar për të siguruar mbarëvajtjen e raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale.

Ishte kryeministri Cazanueve i cili pas mbledhjes së Sigurisë deklaroi se asgjë nuk duhet ta turbullojë këtë moment me rëndësi themelore demokratike.
 
Duke iu kthyer garës presidenciale  ndër favoritët kryesore për të fituar randin e parë të zgjedhjeve presidenciale janë Marine Le Pen, Fronti Kombëtar, ekstremi i djathtë , François Fillon, Partia Repubklikane, Emmanuel Macron, Jean-Luc Melenchon Franca e pamposhtur, e majta radikale.

Në Francë Presidenti zgjidhet me votim universal të drejtpërdrejtë, me sistem politik mazhoritar me dy ture, ndërsa mandat i tij është 5 vjecar.

Cilado qoftë përqindja e pjesëmarrjes në zgjedhje, kandidati fitues duhet të marrë mazhorancën absolute shprehur në një apo dy turnet.

Më pas dy kandidatët të cilët do të  fitojnë më shumë vota do të përballen në balotazhin e 7 majit kur do të zgjidhet edhe Kreu i Champs-Elysees.

Duke u bazuar në sondazhet e fundit mediat franceze raportojnë se dy kandidatët të cilët kanë më shumë mundësi për të dalë në balotazh janë kreu i Frontit Nacional Marine Le Pen një euroskeptike e cila ka deklaruar se do të mbyll kufijë për emigrantët ilegalë si dhe do të mundohet të nxjerrë Francën nga Unionin, ndërsa përballë saj mendohet se do të jetë lideri i pavarur i En Marche Emanuel Macron  i cili është duke kandiduar me një platformë që përfshin një treg të lirë dhe pro Evropës.

Por nuk përjashtohet edhe skenari që Le Pen të përballet me Melencon i cili në këtë fushatë  ka bërë për vete shumë të rinj.

Sipas mesatares së 11 sondazheve në ditët e fundit, që janë bërë para sulmit të Chamsps Elysees, Macron ka 23%, i ndjekur nga Le Pen me 22.4 %, Fillon me 20% dhe Melenchon me 18.5%.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë