Presidencialet në Austri, fiton Bellen
pranon humbjen ekstremisti i djathtë

Presidencialet në Austri, fiton Bellen<br />pranon humbjen ekstremisti i djathtë
Alexander Van der Bellen është Presidenti i ri i Austrisë, pasi fitoi përballë ekstremistit të djathtë Norbert Hofer me 53.6 për qind të votave.
 
Rezultatet zyrtare priten të hënën në mëngjes, por pas sondazheve të para edhe Norbert Hofer ka pranuar humbjen.
 
Fitorja e Van der Bellen qetëson situatën në Austri, pasi ekstremisti i djathtë bëri thirrje për dalje nga Unioni pas daljes së Britanisë së Madhe.
 
Norbert Hofer ishte pozicionuar kundër zgjerimit të BE me vende të reja dhe kundër emigracionit.
 
Austria votoi sot për herë të dytë për të zgjedhur Presidentin e ri pasi majin e shkuar rezultati i fituar nga ish-kreu i partisë së Gjelbërt Alexander Van Der Bellen u hodh poshtë nga Gjykata e Lartë austriake pasi u vunë re parregullsi në votim.


dy.b/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës