Presidencialet në Francë, Le Pen
drejt Champs-Elysees?/Profil

Presidencialet në Francë, Le Pen<br />drejt Champs-Elysees?/Profil
Marine Le Pen ishte një nga kandidatet kryesore  e cila garoi në zgjedhjet presidenciale të Francë 20417, një figurë që sigurisht trazoi politikën franceze dhe atë evropiane.

Por cila është Madame Frexit e cila premtoi se do të organizonte një referendum për ta nxjerrë vendin nga Unioni.

Në pjesën më të madhe të jetës së saj 48 vjecarja ka jetuar nën hijen se babait të saj Jean-Marie Le Pen themeluesi i partisë së ekstremit të djathtë  Fronti Kombëtar  një lider politik radikal dhe ekstremist. Por krahahas politikës Le Pen është nëna e tre fëmijëve e divorcuar dy herë por gjithmonë ka luftuar për të mbrojtur privatësinë e fëmijëve të saj.

Ajo cka ka tërhequr vëmendjen sa i përket historisë së Le Pen është një ngjarje e ndodhur kur ajo ishte vetëm 8 vjec. Një bombë shkatërroi shtëpin në ku ajo jetonte me familjen episodi i cili thuhet se ka ndikuar në formimin psikologjik të Madame Le Pen.

Pas divorcit të prindërve Marine u lidh edhe më shumë me babanë e saj.

Ajo ishte shumë e zonja të mbante fjalime në publik cka i lejoi të studionte për drejtësi dhe në 1998 mori detyrën e këshilltares ligjore të babait  i cili ishte në krye të Frontit Nacional. Shumë shpejt Marine u bë zv presidente e parties, më pas pjesë e Parlamentit Evropian dhe anëtare e parlamentit Francës ku u përpoq të ndryshonte imazhin e partisë.

Më pas në 2011 trashëgoi  nga i ati drejtimin e Partisë Fronti Kombëtar nga ku hoqi dorë pak para raundit të dytë presidencial. Mediat shkruajnë se I Ati Jean-Marie nuk mund të duronte që dikush tjetër, qoftë edhe e bija, të merrte kontrollin e partisë që ai krijoi dhe kontrolloi për 40 vite. Ishte si një tragjedi greke në zhvillim dhe përfundoi si një tragjedi greke, me një vrasje simbolike.

Gjatë fushatës presidencialet Marine Le Pen u konsiderua Madame Frexit për shkak të planeve të saj për të ndjekur skenarin Brexit, të mbyll kufijtë dhe të forcojë monedhën vendase. Ajo synon të reduktojë emigracionin ilegalë dhe të mbyllë xhamitë ekstremiste. Marinë fitoi simpatinë e partive populiste në Evropë po u kundërshtua fuqishëm nga BE.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore