Presidencialet në Francë, Le Pen
heq dorë nga kreu i Frontit Nacional

Presidencialet në Francë, Le Pen<br />heq dorë nga kreu i Frontit Nacional
Kandidatja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen e cila garon për kreun e Champs-Elysees dorëhiqet nga drejtimi i partisë Fronti Nacional.

Vendimi i Le Pen vjen vetëm një ditë pasi ajo kaloi në ruandin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Francë të cilat zhvillohen në 7 maj, ku do të përballet me kandidatin e pavarur Emmanuel Macron i cili shihet edhe si favorit për të pasuar Hollande.

Gjatë një interviste Le Pen u shpreh se largimi i saj vjen në një moment të rëndësishëm duke lënë të kuptohet nga ana tjetër se tërheqja do të jetë e përkohshme.

'Madame Frexit' u shpreh se vendimi i saj bazohet në bindjen se presidenti duhet të bashkojë të gjithë francezët.

Le Pen e trashëgoi nga babai i saj drejtimin e Frontit Nacional në janar të  2011.

“Duke nisur nga sot, nuk jam më presidentja e Frontit Nacional. Jam kandidatja për president të Francës” u shpreh 48-vjeçarja e cila gjatë fushatës së saj ka premtuar se do të mbyll kufijtë për emigrantët ilegalë, do të zhvillojë një referendum për të nxjerrë Francën nga Unioni si dhe do të mbyll kishat radikale.

Pas fitores në raundin e parë shumë parti populiste evropiane e uruan 48-vjecaren, ndërsa rivalët e saj përfshirë edhe presidentin Hollande konfirmuan se do të votojnë Emmanule Macron.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë