Presidencialet në Francë:Macron
“Moxart i Elysees”?/Profil

Presidencialet në Francë:Macron<br />“Moxart i Elysees”?/Profil
Emmanuel Macron drejt Champs Elysees. Por kush është kandidati i pavaraur i cilësuar si proeveropiani i cili do t’i japë frymëmarje Bashkimit Evropian i sfiduar së fundmi nga rritja e frymës populiste.

Fillimet dhe karriera e Macron
Emmanuel Macron, i lindur në 21 dhjetor 1977 në Picardi në Amiens është djali i dy mjekëve.Ai ndoqi  mësimet fillore në qytetin e tij të përpara se të shkonte në Paris për t’u diplomuar në liceun Henri i IV, dhe më pas për shkenca politike.

39-vjecari Macron është shquar për pasionin e tij për muzikën sidomos për pianon ku ka marrë edhe  cmime.

Macron  ka gjithashtu një Master në filozofi.

Sikurse  ish presidenti Francois Hollande, ai studioi në universitetin për shërbimet civile dhe liderët politikë, duke u vlerësuar në listën e 15 studentëve më të mirë të gjeneratës.

Pasi mori një post prestigjioz në Thesarin Francës, ai shërbeu si zëvendës raportues për Komisionin.

Por në 2008, Macron u largua nga shërbimi civil për të punuar në bankën Rothshild, ku shumë shpejt shënoi suksesin e tij me nënshkrimin e një kontrate me vlerë 2 milionë euro mes Nestlé dhe Fajzër.

Në kohën kur ai iu bashkua Hollande në pallatin presidencial si zëvendës sekretar i përgjithshëm i biznesit dhe këshilltar për reformën ekonomike, e pwrditshmja  'Le Monde' e quajti “Mozarti i Elyseesë”.

Vizioni i Macron për të ardhmen

Në 2014,  ai mori postin e ministrit të Ekonomisë, por po në këtë vit dha dorëheqjen për të formuar partine e tij En Marche dhe duke garuar në presidencialet si një kandidat i pavarur.

Macron këmbëngul se ai nuk është “as i majtë dhe as i djathtë”, por “vetëm për Francën”.

39-vjecari  e përshkruan veten si liberal i të dyja krahëve. Si reformator pro-biznesit, ai qëndron më shumë majtas në çështjet sociale, përfshirë lirinë për të praktikuar fenë në një shtet laik, barazi dhe imigrim.Macron ka deklaruar se do të joshte biznesin dhe bankat britanike për t’u zhvendosur në Paris.

Ai ka mbeshtetur fuqishëm frymën evropiane dhe përballë Madame Frexit është parë si frymëmmarrja e Evropës.

 Jeta personale e veçantë dhe zhurmë

Ajo cka bëri shumë bujë sa i përket figurës së 39 vjecarit është jeta e tij private dhe sigurisht bashkëshortja e tij Madame Brigitte e cila është 24 vite më e madhe se ai.

Çifti u takua kur Macron ishte vetëm 15 vjeç dhe Brigitte e martuar, nën e tre fëmijëve dhe mësuesja e tij e dramës.

Duke sfiduar mosmiratimin e prindërve të tij, ata u martuan në vitin 2007. Ajo ka tre fëmijë nga martesa e saj e parë dhe shtatë nipër e mbesa.  

Madame Briggite luan një rol të rëndësishëm në karrierën politike të bashkëshortit të saj.

Çifti ka hedhur poshtë publikisht thashethemet e vazhdueshme se ai kishte një raport homoseksual jashtë martese. Ata shihen bashkë në cdo moment.

Edhe pse ka shumë pikëpyetje mbi forcën e tij të vërtetë, projektin e tij, aftësinë e tij për të krijuar një bashkim evropian, përballë një politike reaksionare Macron sot është drejt Champs Elysees.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK/ Shqiptarja.com zbardh EMRAT! Ja për kë SPAK firmosi urdhërarrestet

Operacioni i SPAK/ Shqiptarja.com zbardh EMRAT! Ja për kë SPAK firmosi urdhërarrestet