Këtë të dielë Franca i drejtohet kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e radhës.

Dy kandidatët proevropiani Emmanuel Macron dhe 'Madame Frexit' Marine Le pen përballen sot në një debat televizv në përpjekjet e fundit për të bindur votuesit e pavendosur. Deri me tani sipas sondazheve kryeson Macron.

Debati do të zgjas të paktën 2 orë dhe do të transmetohet në 3 stacione televizive

“Nuk kam parë asnjëherë kaq konfuzion. Edhe për mua nuk e di kë do votoj, kështu janë të gjithë besoj” shprehet një taksist në Paris.

Francezët ndodhen përballë dy kandidatëve, proevropiani Macron dhe përfaqësuesja e ekstremit të djathtë Le Pen e cila ka premtuar një Frexit dhe mbylljen e kufijve.

Debati televiziv jo gjithmonë është një tregues i fuqishëm për të parashikuar kreun e ri të Champs-Elysees, pasi kujtojmë fushatën në SHBA ku gjatë debateve televizive triumfoi Clinton por fitoi Donald Trump.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com