Liderja e të djathtës ekstreme Marine Le Pen e Frontit Kombëtar dhe Emmanuel Macron, kandidat i pavarur i konservator janë shpallur fitues në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Francë.
 
Ky është rezultati i Exit Polleve pas raundit të parë. Sipas sondazheve të para, Macron ka marrë 23.7 përqind të votave, ndërsa Le Pen, 21.7 përqind.
 
Macron dhe Le Pen kalojnë kështu në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, që është dhe faza e fundit për zgjedhjen e presidentit

Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale do të zhvillohet me 7 maj.  

Rreth 47 milionë francezë me të drejtë votë iu drejtuan  kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e ri. Në garë për të kaluar në raundin e dytë ishin 11 kandidatë.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com