Presidencialet në Francë:Macron e
Le Pen në ditën e fundit të fushatës
Këtë të dielë francezët votojnë

Presidencialet në Francë:Macron e<br />Le Pen në ditën e fundit të fushatës<br />Këtë të dielë francezët votojnë
Këtë të premte dy kandidatët për presidentë të Francës i pavaruri Emannuel Macron dhe  rivalja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen i japin fund fushatës në përpjekje për të bindur votuesit francezë të cilët këtë të dielë në 7 maj  do të votojnë për kreun e Elizesë.

Dita e sotme i jep fund një fushate presidenciale aspak të zakontë, pasi këto zgjedhje konsiderohen shumë të rëndësishme për Francën.

Kujtojmë se në garë  janë përballë dy forca me pikëpamje krejtësisht të ndryshme për të ardhmen e vendit dhe rolin që Parisi do të ketë në botë.

Nga njëra anë Macron është kandidati i cili mbeshetet fuqishëm të ardhmen evropiane ndërsa nga ana tjetër është Madame frexit zonja Le Pen e cila ka premtuar se do të zhvillojë një referendum për ta nxjerrë vendin nga unioni, largim nga monedha euro dhe mbyllje kufijsh.

Në fakt një alternativë e tillë pas Brexit, dhe rritja e forcave populiste në Evropë  tremb seriozisht Unionin.

Zonja Le Pen edhe ne vend është pritur me shumë protesta, por pritet të shihet sesi do te votohet këtë të diele.

Pas debatit të ashpër presidencial të së mërkurës  sipas sondazheve deri më tani kryeson proevropiani Macron i cili ka fituar mëbshtetjen e të gjithë kandidatëve pjesëmarrës në raundin e pare presidencial  dhe më së fundi  ai mori edhe mbështetjen e ish presidentit te SHBA Barack Obama i cili i ftoi francezet te votojne kandidatin e En marche.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK/ Shqiptarja.com zbardh EMRAT! Ja për kë SPAK firmosi urdhërarrestet

Operacioni i SPAK/ Shqiptarja.com zbardh EMRAT! Ja për kë SPAK firmosi urdhërarrestet