Në garë për Champs Elysees janë 11 kandidatë ndërsa presidenti aktual Francois Hollande nuk rikandidon.
Pas raundit të parë dy kandidatët më të votuar do të dalin në balotazh në 7 maj kur do të vendoset edhe presidenti i 11 i shtetit.E në balotazhin e 7 majit sipas sondazheve do të jenë për ballë kandidatja e Frontit Nacional Le Pen dhe kandidati i 'En Marche' Macron.
Qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 20, dhe do të mund të votojnë të gjithë shtetasit mbi 18 vjec. Presidenti i zgjedhur do të udhëheq së bashku me kryeministrin dhe shumicën qeveritare e cila do të dalë pas zgjedhjeve politike te 18 qershorit.
Kreu i shtetit do të qëndrojë në krye të Champs Elysees për 5 vite.
Në raundin e parë të së dieles në garë janë 11 kandidatët e mëposhtëm:
Marine Le Pen nga Fronti Nacional, 48 vjec e cila është shquar për deklaratat e saj anti emigracion dhe një euroskeptike e vendosur. Madje ka premtuar se do të ndërmarrë një nismë që Franca të jetë jashtë BE.
Francois Fillon përfaqëson republikanët dhe la jashtë garës ish presidentin Nicolas Sarkozy. Ishte kryeministër i Francës në vitin 2007-2012. Fillon është akuzuar së fundmi për shpërdorimin e fondeve publike gjatë kohës së tij në pushtet. Ai ka mohuar këto akuza dhe nuk ka pranuar të tërhiqet nga gara.
Manuel Macron është kandidati i pavarur i En Marche i cili përflitet se do të jetë pasardhësi i Hollande. Macron, është ish-ministër i Ekonomisë. Verën e kaluar Macron ka lënë Partin Socialiste dhe ka filluar lëvizjen e tij politike. Macron partinë e tij nuk e quan si të djathtë por as si të majtë. Ai është duke kandiduar me një platformë që përfshin një-treg të lirë dhe pro-Evropës.
Kandidatë të tjerë janë socialisti Benoit Hamon, Jean Luc Melenchon politikan socialist,Philippe Poutoi kandidat i Partisë së re antikapitaliste,Jean Lassalle bashkiak i një fshati të vogël , Nicolas Dupant Aignan kandidat i të djathës së moderuar, Jacques Cheminade pjese e partisë Solidaritet dhe progres, Francois Asselineau, nga unionin popullor republican dhe kandidatja e fundit është Nathalie Arthaud e partisë Lutte Ouvriere.
Zgjedhjet presidenciale në Francë zhvillohen në një klimë jo vetëm të tensionuar politike përballë rritjes së forcave ekstemiste por edhe përballë një klime aspak të qetë sa i përket sigurisë.
Sulmet e fundit terroriste kanë shtuar gjendjen e emergjencës në vend ndërsa dhe vetë ministri i brendshëm francez Matthias Fekla deklaroi se siguria në vend është përforcuar në të gjithë vendin por risku për sulme terroriste vijon të mbetet i lartë. Ndërsa gjatë ditës së zgjedhjeve do të ketë një prezencë të lartë të forcave të sigurisë.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)