GETTYSBURG, Pensilvani - Kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale në SHBA, Rick Santorum, ka njoftuar se do të ndërpresë fushatën e tij. Me tërheqjen e tij, ish-sentarori konservator i Pensilvanisë i hap praktikisht rrugën zgjedhjes së ish-guvernatorit Mitt Romeny si kandidati republikan në zgjedhjet e këtij viti.
“Ne morëm një vendim përreth tryezës sonë të rrumbullakët në kuzhinë. Vendosëm gjatë fundjavës se kjo garë presidenciale për mua mbaroi”, tha ai i rrethuar nga familja e tij në Gettysburg, Pensilvani. “Ndalojmë fushatën, por jo luftën për vendin tonë”, tha në një konferencë për shtyp Santorum që është kritikuar shpesh për idetë e tij.
Santorum largohet pas tre humbjeve javën e kaluar dhe problemeve shëndetësore të së bijës, Bella, e cila u shtrua në spital javën e kaluar për të dytën herë që nga fillimi i fushatës.
Bella Santorum, vajza e fundit e ish-kandidatit për Shtëpinë e Bardhë, ka dalur tashmë nga spitali. Ajo është vetëm 3 vjeç dhe ka një sëmundje të rëndë gjenetike që nga lindja, që nuk i lë shumë shpresë për të jetuar.
Për t’i qëndruar pranë, ish-senatori i Pensilvanisë ndërpreu fushatën elektorale pikërisht në shtetin e tij, ku do të votohet pas dy javësh.
Në shenjë respekti, rivali i tij republikan, Mitt Romney, ka tërhequr reklamat e tij negative kundër Santorum, duke i zëvendësuar me disa të tjerë më pak agresivë.
Janë të shumtë ata që sot risollën në mëndje rastin kur Barack Obama ndërpreu për dy ditë fushatën e tij elektorale, 15 ditë përpara zgjedhjeve, për të shkuar në Hawaii pranë gjyshes në fund të jetës e cila praktikisht e kishte rritur.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com