Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka reaguar pas propozimit të kryeministrit Edi Rama në parlamentin e Kosovës se duhet një president i përbashkët Shqipëri-Kosovë si simbol i unitetit kombëtar.

Vasili e cilëson një idiotësi propozimin e Ramës, ndërsa akuzoi delegacionin e BE në Tiranë se po hesht. Kreu i qeverisë shqiptare ka thënë se një president i përbashkët Kosovë-Shqipëri do të ishte simboli më i mirë i një uniteti të të dyja vendeve.

REAGIMI I VASILIT
Shqipëria digjet kryeministri krihet. Shqipëria është mbërthyer në darën e papunesise, varferise dhe pasigurise publike te rende ku cdo dite ndodhin vrasje e grabitje. Kryeministri keput njeren idiotesi pas tjetres, qe publiku te heqe vemendjen nga plaget e thella te shoqerise shqiptare.

BE ne Bruksel reagoi per idiotesine e kryeministrit per “presidentin kooperativist te shume shteteve”, ndonese ne fakt eshte kohe e humbur te merresh me të. Çudia e madhe kjo BE ne Tirane. Ndersa flet edhe ne mes te nates per pune qe nuk i perkasin fare hesht e ben piknik kur duhet te flase.

Shyqyr qe eshte Brukseli te pakten….se keta te BE ne Tirane jane me te rendesishem dhe nuk kane kohe…

d.b/shqiptarja.com