President kombëtar, Hoti: Rama
mungesë respekti për Kosovën

President kombëtar, Hoti: Rama<br />mungesë respekti për Kosovën<br>
PRISHTINE-Avdullah Hoti, anëtari i Kryesisë së LDK-së është kundër idesë së kryeministrit shqiptar Edi Rama  për një president të përbashkët të dy shteteve. Ai thotë se propozimi i Ramës është një mungesë respekti për aspiratat e shqiptarëve të Kosovës për shtet të pavarur. “Propozimi i Edi Rames per president mbarekombetar eshte mungese respekti per aspiratat e kosovareve per shtet te pavarur, te integruar ne BE dhe NATO’ thotë Hoti në Facebook.

Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama u shpreh sot se një president i përbashkët Kosovë-Shqipëri do të ishte simboli më i mirë i një uniteti të dyja vendeve. “Kosova dhe Shqipëria do ta kenë një politikë të jashtme, e jo veç ambasada dhe përfaqësi diplomatike të njëjta, por pse jo, një president si simbol të unitetit kombëtar dhe një politikë kombëtare të sigurisë.Mbase ky përfytyrim sot mund të mos jetë i këshillueshëm në rrafshin e nacionales.

Por historia për të cilën mora leje qysh në fillim për të mos folur sot na këshillon se çka është e drejtë të ëndërrohet nuk është e pamundur të realizohet. 
E ardhmja u takon atyre që i paraprijnë asaj, dhe e shkuara e 20 viteve të fundit të këtij vendi, Kosovës, u ka paraprirë fal njerëzve të po këtij vendi, i një të ardhmeje që në çdo rast është më e afërt sesa largësia që e shohim sot”, u shpreh kryeministri Edi Rama.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024