‘President për jetë’, Putin nënshkruan ligjin e ri që i lejon atij të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2036
Presidenti rus, Vladimir Putin
Presidenti rus, Vladimir Putin, nënshkroi një ligj që e lejon atë të mbajë potencialisht pushtetin deri në vitin 2036, një veprim që zyrtarizon ndryshimet kushtetuese të miratuara me votimin popullor te vitit të kaluar.
Votimi kushtetues i 1 korrikut përfshiu një dispozitë që rivendos kushtet e mëparshme të Putinit, duke e lejuar atë të kandidojë për president dy herë të tjera.
Ndryshimi u vulos nga legjislatura e kontrolluar nga Kremlini dhe ligji përkatës i nënshkruar nga Putin u postua sot në një portal zyrtar të informacionit ligjor.
Presidenti 68-vjeçar rus, i cili ka qenë në pushtet për më shumë se dy dekada, më shumë se çdo udhëheqës tjetër i Kremlinit që nga diktatori Sovjetik Josef Stalin, tha se ai do të vendoste më vonë nëse do të kandidonte përsëri në vitin2024 kur mandati i tij aktual gjashtë-vjeçar mbaron.
Ndryshimet kushtetuese gjithashtu theksuan përparësinë e ligjit rus mbi normat ndërkombëtare, shpallën të jashtëligjshme martesat e të njëjtit seks dhe përmendën 'një besim në Zot' si një vlerë thelbësore.
Ligjvënësit rusë kanë modifikuar në mënyrë metodike legjislacionin kombëtar, duke miratuar ligjet përkatëse.
Pas përfundimit të mandatit të tij në vitin 2024, Putin nuk do të duhej të kandidonte më, por vitin e kaluar fitoi mbështetjen e publikut për të ndryshuar kushtetutën e Rusisë dhe për të hapur rrugën për dy mandate të tjera.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
44.1%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.2%
Vota total: 1508
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Putin: Biden propozoi shtyrjen e pranimit të Ukrainës në NATO në 2021
27 Dhjetor, 09:03
-
Akt sabotazhi në Baltik? BE kërcënon Rusinë me sanksione
27 Dhjetor, 08:16
-
Lufta në Ukrainë/ Tre të vdekur nga sulmet ruse me dronë në Donetsk dhe Sumy
27 Dhjetor, 08:09
-
Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan
27 Dhjetor, 07:41
-
Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki
26 Dhjetor, 19:20
-
Rrëzimi i avionit në Kazakistan, mesazhet e fundit të pilotit: Po humbas kontrollin! Ka presion të lartë në kabinë
26 Dhjetor, 17:52
-
Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare
26 Dhjetor, 17:14
-
Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani
26 Dhjetor, 15:09
-
Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat
26 Dhjetor, 08:46
-
Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan
26 Dhjetor, 07:25
-
Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia
25 Dhjetor, 19:34
-
25 vjet Putin, nga miku në armik
25 Dhjetor, 12:41