Sa shpesh ju rastis të shihni një President seksi, me trup të tonifikuar dhe tatuazhe?! Lërmëni t'ju ndihmoj unë:...Kurrë! Por të gjitha zonjat e zonjushat kanadeze, nga sot e tutje do të kenë fatin të 'kullotin' sytë mbi një bukurosh të tillë, që do të drejtojë vendin e tyre këtë mandat.

Justin Trudeau fitoi ditën e djeshme zgjedhjet duke u bërë zyrtarisht kryeministri i ri i Kanadasë. Menjëherë pas zgjedhjes së tij kanë nisur krahasimet nëse ai është apo jo lideri më seksi në botë.

Në një votim të kryer ditën e sotme ai ka lënë pas politikanë si Putin, Obama, presidentin e Meksikës Niet dhe shumë të tjerë. 43-­vjeçari Trudeau është lindur në Otava dhe ka pasion sportin.

Ai është djali i ish­kryeministrit Pierre ­Elliot Trudeau. Mes shumë e shumë cilësive favorizuese të fizikut të tij, z. Truedau ka dalë hapur si feminist dhe mbrojtës i flaktë i seksit të kundërt.

"Unë jam feminist. Jam krenar për këtë. Mamaja më ka rritur për t'u bërë feminist. Babai më rriti për të qenë i tillë, ai ishte brez tjetër, por më rriti me frymën e respektit dhe mbrojtjes së të drejtave të njerëzve, prandaj dhe këto cilësi bëjnë pjesë në identitetin tim. Jam krenar që jam feminist." është shprehur Trudeau, i cili prej 10 vitesh është martuar me Sophie Grégoire dhe kanë 3 fëmijë.
trudeau
trudeau
trudeau
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)