Presidente për të huajt,
zgjidhet 25 vjeçarja shqiptare

Presidente për të huajt,<br />zgjidhet 25 vjeçarja shqiptare
PADOVA – Studentja 25 vjeçare shqiptare Egi Cenolli është zgjedhur kryebashkiakia e parë për të huajt në Itali. Thënë ndryshe, ajo do të ngrejë zërin pranë organeve të pushtetit vendor për të drejtat e shtetasve “jo italianë”.
Në prag diplomi në shkenca politike në universitetin e Padovas, Egi ka marrë 12 nga 17 votat dhe sipas mediave italiane do të ulet në këshillin komunal të Padovas duke u bërë kryetarja e parlamentit të të huajve, që do paraqesë zërin dhe problematikat në mbledhjen e këshillit të Padovas.
“Jam e kënaqur për rezultatin e marrë dhe e përgjegjshme për detyrën që do mbaj përsipër. Tashmë shpresojmë të paraqesim denjësisht qytetarët e huaj dhe ata të Padovas”, deklaroi Egi Cenolli pas votimit të rregullt.
Zëvendësi i saj është zgjedhur Bhuiyan Jahangir, nga Bangladeshi i cili mori 8 vota.
Dy të zgjedhurit e rinj u shprehën se, “Padovën e ndjejmë të tonën sepse këtu kemi lindur, vetëm na jepni një dorë të zhvillojmë bashkë aktivitetet tona”.
16 anëtarët e këshillit të bashkisë së Padovës u përballën me dy anëtarët e rinj të këshillit komunal të cilët u pritën nga Daniela Ruffini, kryesuesja e këshillit komunal e cila i uroi dhe i mirëpriti për të punuar së bashku.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

‘TIMS’/ Kuvendi miraton me 76 vota pro raportin e PS! Salianji: Gjetjet tona i çojmë në SPAK, kush i bën emërimet e paligjshme?

‘TIMS’/ Kuvendi miraton me 76 vota pro raportin e PS! Salianji: Gjetjet tona i çojmë në SPAK, kush i bën emërimet e paligjshme?