Presidentët Biden-Xi takim virtual, SHBA dhe Kinë nisin paralajmërimet serioze ndaj Tajvanit

Presidentët Biden-Xi takim virtual, SHBA dhe Kinë nisin paralajmërimet serioze ndaj Tajvanit

Flamuri i Tajvanit

Kryediplomatët e SHBA-së dhe Kinës kanë shkëmbyer paralajmërime serioze lidhur me çështjen e Tajvanit, përpara takimit virtual të së hënës mes udhëheqësve të dy vendeve.

Takimi virtual i Presidentëve Joe Biden dhe Xi Jinping, vjen nën një sfond tensionesh në rritje, të cilat lidhen pjesërisht me Tajvanin, një vend demokratik, që vetëqeveriset, e që Pekini pretendon se është territor i tij. Të tjera çështje që kanë krijuar tension mes palëve janë ato që lidhen me tregtinë, të drejtat e njeriut e çështje të tjera.

Gjatë një telefonate të zhvilluar të premten me Ministrin e Jashtëm kinez Wang Yi për të diskutuar çështje që lidhen me takimin e nivelit të lartë, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken parashtroi shqetësimin mbi "trysninë ushtarake, diplomatike dhe ekonomike" të Pekinit ndaj Tajvanit.

Zoti Wang paralajmëroi rreth rrezikut që paraqesin ato veprimeve të SHBA-së që mund të lexohen si mbështetje e "pavarësisë së Tajvanit".

Në vitin 1979 Uashingtoni ndryshoi njohjen diplomatike nga Taipei tek Pekini, por sipas një akti të Kongresit të miratuar po atë vit, Shtetet e Bashkuara u angazhuan t'i ofrojnë armë Tajvanit për vetëmbrojtje.

Qeveria amerikane është e kujdesshme të mos tregojë se e njeh Tajvanin, e për këtë qasje gëzon mbështetje të gjerë dypartiake në Kongres. Këtë muaj një grup ligjvënësish vizituan ishullin, një veprim që ka shkaktuar zemërimin e Pekinit.

"Çdo bashkëpunim dhe mbështetje ndaj forcave që kërkojnë pavarësinë e Tajvanit minon paqen në të gjithë ngushticën e Tajvanit dhe do të kthehej në bumerang", i tha zoti Wang zotit Blinken, sipas një njoftimi të autoriteve kineze të lëshuar të shtunën, i cili i referohej telefonatës së kryer mes tyre.

Vitet e fundit Kina ka rritur aktivitetetin ushtarak pranë Tajvanit. Në fillim të tetorit Pekini dërgoi një numër rekord avionësh në atë që njihet si zona e identifikimit të mbrojtjes ajrore të ishullit.

Uashingtoni e ka treguar vazhdimisht mbështetjen e tij për Tajvanin përballë asaj që e ka përshkruar si agresion kinez./ VOA

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Albcontrol 39,7 milionë lekë për pajisjet e Kullës së Kontrollit në Aeroportin e Vlorës

Albcontrol 39,7 milionë lekë për pajisjet e Kullës së Kontrollit në Aeroportin e Vlorës