Presidenti i SHBA, Donald Trump, u takua me homologun e tij rus, Vladimir Putin, në një takim të dytë, të pazbuluar më parë gjatë samitit të G20 në Gjermani gjatë këtij muaji shkruan Washington Post.

Bisedimet thuhet se u mbajtën gjatë një darke për krerët e shteteve, disa orë pasi të dy presidentët zhvilluan një takim zyrtar.

Shtëpia e Bardhë nuk ka zbuluar detaje për takimin mes dy krerëve dhe për atë që është diskutuar.

Në takimin formal, dy-orësh, ata diskutuan për ndërhyrjen e supozuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale të SHBA dhe çështje të tjera.

Në gjysmën e vakteve, gjatë darkës në samitin e G20-ës, Trump u largua nga posti dhe u ul në një karrige të zbrazët pranë  presidentit Putin, raporton e përditshmja amerikane Washington Post.

Presidenti amerikan ishte i vetëm, dhe presidenti Putin u ndoq vetëm nga përkthyesi i tij zyrtar, thonë raportet.

Versioni i vetëm i bisedës që iu ofrua ndihmësve të Shtëpisë së Bardhë ishte ajo e dhënë nga vetë Trump, ka thënë një zyrtar për Washington Post.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com