Presidenti afgan: Do varrosim ISIS
"Emigrantët nuk kanë të ardhme"

Presidenti afgan: Do varrosim ISIS<br />"Emigrantët nuk kanë të ardhme"
Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, ka premtuar varrosjen e Shtetit Islamik. Në një intervitë për BBC, Ghani tha se Shteti Islamik nuk është një fenomen afgan, por mizoritë e tij kanë tjetërsuar njerëzimin.
 
 I pyetur se çfarë mesazhi ka për emigrantët afganë që vinë në Europë, Ghani tha:
“Nuk keni të ardhme në Europë, ajo po mbyll kufijtë e saj”.
 
Presidenti bëri thirrje që të veprohet kundër ISIS në nivel lokal edhe ndërkombëtar."Nuk ka mohim se kemi të bëjmë me rreziqe shumë të rëndësishme," tha ai, gjatë një vizite në Forumin Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos të Zvicrës.
 
Afganët tashmë janë të motivuar nga hakmarrja, Shteti Islamik po konfrontohet me njerëzit e gabuar. Ndërkohë nuk e mohojmë se kemi të bëjmë me një rrezik të madh”, tha

Ghani, duke shtuar se ai po përpiqet shumë për të ndërtuar një konsensus me vendet e rajonit për të shuar armiqësitë e të shkuarës dhe të fokusohen në sfidat e tanishme, siç është lufta ndaj Shtetit Islamik.
 
Javën e shkuar Departamenti Amerikan i Shtetit tha se Shteti Islamik ka krijuar një degë në Afganistan, një deklaratë e cila u konfirmua edhe nga Presidenti Ghani.
 
Ai tha se ky grup terrorist është ndërtuar që prej janarit të shkuar dhe përbëhet nga ish-talebanët e Pakistanit dhe talebanët afganë.Duke komentuar mbi këta të fundit, Ashraf Ghani, paralajmëroi se nëse bisedimet e paqes me talebanët nuk nisin në prill, atëherë i gjithë rajoni do të përballet me pasojat.
 
Presidenti afgan tha se duhet të kuptohet dhe të jetë e qartë se lufta në vendin e tij është vetëm një komponent “i një luftë më të gjerë që përfshin edhe Pakistanin”.

Redaksia online
(Shqiptarja.com)

 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Foto-Video/ Vrau 21-vjeçaren shtatzënë pasi dyshohej për vjedhje, ja pamjet e sulmit me armë nga polici i pandehur në SHBA

Foto-Video/ Vrau 21-vjeçaren shtatzënë pasi dyshohej për vjedhje, ja pamjet e sulmit me armë nga polici i pandehur në SHBA