Presidenti afgan Hamid Karzai i ka bërë thirrje Pakistanit për të lehtësuar bisedimet e paqes midis vendit të tij dhe talibanëve, gjatë një vizite të shkurtër në Islamabad. Ai tha se qeveria pakistaneze mund të sigurojë mundësi për bisedime ndërmjet Këshillit të Lartë Afgan të Paqes dhe militantëve.

Ndërsa kryeministri pakistanez Navaz Sharif tha se ai do të ndihmojë në përpjekjet rajonale për të stabilizuar Afganistanin. Të dy liderit ranë dakort se mungesa e sigurisë është shqetësimi kryesor për të dyja vendet fqinje. 

Afganistani beson se bazat e krijuara nga talebanët në Pakistan janë shkaku kryesor i dhunës në rritje në vend. Karzai ritheksoi se ai dëshironte që qeveria pakistaneze të luante një rol ndërmjetësues me talebanët, me të cilët Pakistani ka një shkallë më të lartë ndikimi.

(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)