Presidenti amerikan Donald Trump i hapur për takim të ri me liderin koreanoverior Kim Jong Un

Presidenti amerikan Donald Trump i hapur për takim të ri me liderin koreanoverior Kim Jong Un

Presidenti Trump tha dje se një takim i katërt me Kim Jong Un mund të mbahet në fund të këtij viti. “Ata duan të takohen. Mendoj se është diçka që do të ndodh”, ka thënë Presidenti Trump.

Korea e Veriut ka ofruar takime në nivel ekipesh punuese nga fundi i muajit, duke rritur shpresat e hapjes së një kapitulli më kuptimplotë negociatash.

Largimi i këshilltarit për siguri kombëtare i presidentit, John Bolton, mund të ndihmojë procesin, thotë ish zyrtari amerikan Dennis Wilder.

“Mendoj se Korea e Veriut do të jetë e lumtur me largimin e John Bolton nga ekipi i presidentit. John Bolton asnjëherë nuk ka qenë në një vijë me politikat e presidentit mbi Korenë”, thotë Dennis Wilder, ish zyrtar i Këshillit për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë.

John Bolton e quante “model i Libisë” ndërprerjen e planeve bërthamore të Koresë së Veriut. Kjo dekurajonte procesin e bisedimeve sepse udhëheqësi libian Muammar Gadafi ishte vrarë nga rebelët e mbështetur nga SHBA, pasi hoqi dorë nga program i tij bërthamor.

“Shikoni se çfarë i ka ndodhur Gadafit. Nuk ishte deklaratë me vend. Ajo na ktheu mbrapa”, tha Presidenti Trump.

“Fundi i Muammar Gadafit ishte njëri nga momentet më të shëmtuara në historinë e udhëheqësve. Mënyra se si vdiq, poshtërimi. Të thuash se do të trajtojmë Korenë e Veriut sikur Gadafin, mendoj se është shumë ofenduese për koreano veriorët”, thotë Dennis Wilder, ish zyrtar i Këshillit për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë.

Por, pavarësisht largimit të zotit Bolton, Korea e Veriut nuk duket se do t’i bëj të lehta bisedimet.

Këtë javë ata testuan raketa me rreze të shkurtër veprimi, për të dhjetën here nga muaji maj, duke vazhduar presionin mbi SHBA.

“Provokimet si lëshimi i raketave nuk ndihmojnë. Ne duam kthimin e Koresë së veriut në bisedime për të arritur ndërprerjen e programit bërthamor”, thotë Morgan Ortagus, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë.

Nëse bisedimet rifillojnë, formati i tyre ka rëndësi. Kjo sepse nëse SHBA dhe Korea e Veriut përparojnë në marrëveshjen bërthamore, kërkohen ekspert të fushës, takim ky më i kuptimplotë sesa një shtrëngim duarsh mes udhëheqësve Kim dhe Trump.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj