Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka theksuar ditën e sotme se kryeministri kanadez, Justin Trudeau ishte një burrë i mirë, pas një degradimi të dukshëm të marrëdhënieve mes dy krerëve kohëve të fundit, periudhë që përfundoi me një mearrëveshj tregtare midis tyre.
Kur u arrit një konsensus mbi një marrëveshje të re SHBA-Meksikë-Kanada (USMCA), presidenti amerikan ka njoftuar se:
Ka pasur tensione të forta mes atij dhe mua. Por gjithçka është rregulluar. Afër mesnatës, mbrëmjen e kaluar.
Donald Trump
Gjithashtu Trump kishte refuzuar të takonte Justin Trudeau në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, sepse kanadezët, sipas presidentit amerikan, “trajtonin shumë keq” SHBA-në në aspektin e këmbimeve tregtare.