Presidenti Assad në Rusi, SHBA
kritikon pritjen me “tapetin e kuq”

Presidenti Assad në Rusi, SHBA<br />kritikon pritjen me “tapetin e kuq”
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar ashpër sa i përket pritjes që Rusia i bëri presidentiti sirian Bashar al Assad.
 
"Ne pamë një tapet të kuq mirëseardhjeje për Assad-in, i cili ka përdorur armë kimike kundër popullit të tij, në kundërshtim me qëllimin e deklaruar nga rusët për një tranzicion politik në Siri",  deklaroi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Erik Schultz në një konferencë.
 
Sipas tij shqetësimi kryesor i SHBA-së ishte mbështetja e vazhdueshme ushtarake e Rusisë, që ka inkurajuar qeverinë e Assad-it, e kështu lufta civile vetëm do të zgjatet.
 
Vizita e presidentit sirian në Moskë erdhi tre javë pasi Rusia filloi sulmet ajrore në Siri kundër militantëve të shtetit islamik dhe forcave të tjera siç i cilësojnë ata terroriste.
 
Kjo ishte vizita e parë jashtë vendit e presidentit Assad që nga koha kur shpërtheu lufta civile në Siri në vitin 2011.
 
Në Moskë, Assad falenderoi presidentin Putin për vendimin për ndërhyrje ushtarake të Rusisë. Ai tha se përfshirja e Rusisë kishte ndalur  terroristët të cilët ishin përhapur në pjesë të ndryshme të Sirisë. Numri një i Rusisë i ka premtuar Assad se do të ndërhyjë për një rezolutë e cila sipas tij do të sillte paqen, e sa i përket rezolutës, Putin do të ndërhyjë tek vende si Arabia Saudite apo Turqia që këto të mos ndihmojnë rebelët që janë kundër qeverisë.
 
Sipas analistëve vizita e presidentit Assad në Moskë paraqet një shenjë të besimit se mund të qëndrojë gjatë në pushtet.


Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit