Presidenti Begaj pret në takim Drejtoren e Korpusit të Paqes, Carol Spahn: Përkushtim dypalësh për promovimin e zhvillimit

Presidenti Begaj pret në takim Drejtoren e Korpusit të Paqes, Carol Spahn: Përkushtim dypalësh për promovimin e zhvillimit

Carol Spahn dhe Bajram Begaj

Presidenti i Repubikës së Shqipërisë Bajram Begaj, priti sot në një takim Drejtoren e Korpusit të Paqes, Carol Spahn.

Kreu i shtetit vlerësoi angazhimin e programit vullnetar amerikan në Shqipëri dhe ndihmesën e dhënë ndër vite.

Begaj gjithashtu përcolli përgëzime për palën amerikane e cila ka shprehur angazhimin e saj për të mbështetur përpjekjet e Shqipërisë në zgjerimin e shtrirjes dhe ndikimit të programit të Korpusit të Paqes në vend.

Vullnetarët e Korpusit të Paqes kanë zhvillur bashkëpunime me autoritetet vendore dhe qendrore, shoqërinë civile dhe shkollat për zhvillimin e komunitetit. 

Bazuar mbi këtë bashkëpunim, kreu i shtetit gjatë takimit me drejtoren e Korpusit të Paqes, shprehu bindjen për përkushtimin dypalësh për promovimin e paqes dhe zhvillimit, përmes fuqizimit të rolit të të rinjve.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja