Në ditën e dytë të turit në jug të vendit, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u ndal në Sarandë, ku kreu një sërë takimesh me përfaqësues të pushtetit lokal, përfaqësues të bizneseve dhe komunitetit.
Fillimisht Presidenti Begaj u takua me Kryetarin e Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma, ku foli për zhvillimin dhe sfidat e qytetit të Sarandës.
“Është e rëndësishme që të ketë një bashkëpunim mes pushteteve, mes institucioneve, për të garantuar që të gjithë qytetarët të dëgjohen dhe të mbështeten,” tha Presidenti Begaj në takim.
Presidenti i garantoi Kryetarit të Bashkisë se do të kishte të gjithë mbështetjen e Kreut të Shtetit për të adresuar çdo shqetësim nëse do të ishte e nevojshme. Gjatë takimit me Kryetarin e Bashkisë, ishte i pranishëm dhe Prefekti i Qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj, si dhe përfaqësues të tjerë të pushtetit lokal.
Presidenti Begaj vizitoi dhe gjimnazin “Hasan Tahsini”, një gjimnaz të spikatur të Shqipërisë, ku u takua me stafin pedagogjik, si dhe nxënësit e gjimnazit.
Duke iu drejtuar nxënësve, Presidenti tha se “E ardhmja e vendit varet pikërisht nga ju. Siç është edukimi sot, do të jetë Shqipëria nesër. Merrni në dorë fatin tuaj, fatin e vendit,” tek sa bëri thirrje për një vëmendje maksimale nga të gjitha institucionet në drejtim të edukimit.
Presidenti vizitoi gjithashtu dhe Spitalin e Sarandës “Petro Nako”, ku falënderoi mjekët për dedikimin dhe përkushtimin ndaj pacientëve.
Gjatë takimeve në Sarandë, Presidenti Begaj u takua dhe me përfaqësues të bizneseve, për t’u njohur më mirë me të gjitha problematikat në këtë sektor, si dhe me ish-ushtarakë.
Në fund të turit në Sarandë, Presidenti Begaj vizitoi dhe Parkun Kombëtar të Butrintit, një pasuri që i përket jo vetëm Shqipërisë por të gjithë botës dhe që e bën Sarandën një nga destinacionet më të rëndësishme turistike të vendit.
F.D/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2084
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Delvinë/ 38-vjeçari plagoset me thikë pas një sherri në lokal, në pranga autori (EMRAT)
25 Janar, 11:16
-
Komunitetet fetare e Rama 1 minutë heshtje për Kryepeshkopin Anastas! Begaj: Drejtoi kishën me mençuri e përkushtim! Meta: Trashëgimia e tij mbetet e gjallë
25 Janar, 08:35
-
Zëvendëson Fabrizio Buccin/ Begaj pranon letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri italian! Presidenti: Të përkushtuar për forcimin e lidhjeve
24 Janar, 14:24
-
Begaj pret trupin diplomatik: BE e vetmja alternativë për ne, zgjedhjet test, diasporës ia kishim borxh votën! Falenderojmë SHBA për kontributin në Drejtësi
23 Janar, 19:37
-
E përditshmja britanike 'The Times': Si u bë Shqipëria vend qëndrimi më i mirë luksoz në Europë
23 Janar, 10:05
-
105-vjetori i parlamentarizmit shqiptar, Begaj: Kongresi i Lushnjes shpëtoi vendin nga vëllavrasja! Spiropali: Objektiva, reforma në drejtësi e anëtarësimi në BE
21 Janar, 11:05
-
Presidenti Begaj dekreton lirimin e Mustafa Nanos nga detyra si ambasador në Zvicër
21 Janar, 10:48
-
Reagimet për betimin e Trump/ Begaj: Krenohemi për aleancën me SHBA! Ambasadori shqiptar: Të forcojmë partneritetin
20 Janar, 19:30
-
Sot nis sesioni i ri parlamentar, Begaj letër deputetëve: Uroj të nisë një periudhë e re bashkëpunimi! Zgjedhje me standarde, objektiv i panegociueshëm
20 Janar, 12:28
-
Kuvend/ Bardhi sulmon Begajn: Sekretar i Taulant Ballës! Spiropali thirrje diasporës të votojë për zgjedhjet
20 Janar, 07:44
-
Sarandë/ Akuzohet për përdhunimin e një vajze, arrestohet 25-vjeçari i shpallur në kërkim
17 Janar, 16:29
-
Ekspozitë në presidencë, ‘një copëz arti’ vjen nga Tetova! Begaj: Artistët të mos braktisin elementët kombëtarë
17 Janar, 14:29