Menjëherë pas kthimit nga vizita zyrtare në Kazakistan, Presidenti Bajram Begaj hodhi pa asnjë hezitim firmat për ndryshimet e kabinetit qeveritar që kryeministri Edi Rama bëri publike në Asamblenë Kombëtare të PS-së të mbledhur më 4 shtator. Ndërsa lista e dërguar nga kryeministria mbërriti në institucionin e Presidencës dy ditë më pas.
Ditën e hënë rreth orës 14 :00 do të zhvillohet seanca e posaçme parlamentare për votim të ministrave të rinj. Po të hënën pas seancës, ministrat do të betohen në presidencë.
Ndryshimet e reja në qeveri konsistuan në largimin e 4 ministrave dhe emërimin e ministrave të rinj si dhe me shkrirjen e ministrisës së Shtetit për Standardet dhe Shërbimet dhe krijimin e një ministrie të re,Ministrinë e Pushtetit Vendore.
Nga e hëna në kabinetin e ri qeveritar do të jetë me Igli Hasani, Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, Ervin Mete, Ministër i Financave dhe Ekonomisë, Arbjan Mazniku, Ministër i Pushtetit Vendor (Ministri e re), Delina Ibrahimaj, Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Ogerta Manastirliu, Ministër i Arsimit dhe Sporti, Albana Koçiu Ministre e Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale, Anila Denaj, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit.
Ndërsa Olta Xhaçka, Frida Krifca, Evis Kushi, Edona Bilali dhe Milva Ekonomi nuk do të jenë më pjesë e qeverisë. Ogerta Manastriliu e cila deri tani drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë do të marrë drejtimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Nga ana tjetër Delina Ibrahimaj e cila drejtojnte Ministrinë për Ekonominë dhe Financa do të marrë drejtimin e Ministër Shteti për sipërmarrjen dhe klimën e bizensit, duke zevendësuar Edona Bilalin.
Dekretohet emërimi i
Igli Hasani, Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme
Ervin Mete, Ministër i Financave dhe Ekonomisë
Arbjan Mazniku, Ministër i Pushtetit Vendor (Ministri e re):
Delina Ibrahimaj, Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit
Ogerta Manastirliu, Ministër i Arsimit dhe Sporti
Albana Koçiu Ministre e Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale
Anila Denaj, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit
Dekretohet shkarkimi i
Olta Xhaçka nga posti i Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme
Delina Ibrahimajt nga posti i Ministrit të Financave dhe Ekonomisë
Edona Bilali nga posti i Ministrit të Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit
Ogerta Manastirliu nga posti i Ministrit të Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale
Evis Kushi nga posti i Ministrit të Arsimit dhe Sporti
Frida Krifca nga posti i Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit
Milva Ekonomi nga posti i Ministria e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet. Kjo ministri shkrihet.
S.G/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
51.8%
-
Jo
44.7%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 5094
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosovë/ Bajram Begaj në Komandën e KFOR: Gati për të rritur numrin e trupave nëse do të jetë e nevojshme
18 Shkurt, 13:22
-
Kosova feston 17-vjetorin e Pavarësisë, Begaj në Prishtinë: Meritë e përpjekjeve titanike të një populli nuk u dorëzua kurrë ndaj padrejtësive dhe gjenocidit
17 Shkurt, 19:18
-
Ambasada e Kosovës pritje për festën e Pavarësisë, mesazhi i Presidentit Begaj: Rama e Kurti të tejkalojnë politikat e ditës, duhet bashkëpunim më aktiv
14 Shkurt, 19:49
-
Ndarja nga jeta e Shaban Muratit, presidenti Begaj: Dhimbje për mikun tim, la pas vepra të rralla për ne!
14 Shkurt, 11:34
-
Begaj me nënkryetarin shqiptar të Kuvendit të Malit të Zi: Forcim politik dhe ekonomik i shqiptarëve etnikë
11 Shkurt, 13:29
-
Tirana feston 105 vite si kryeqytet, presidenti Begaj: Vendi i çdo shqiptari që vendosi të gjitha dijet për ta bërë kryeqendrën e shqiptarisë
11 Shkurt, 10:04
-
Begaj në Malin e Zi, takim me homologun e tij: Në fokus marrëdhëniet dypalëshe dhe rrugëtimi i përbashkët në Euroatlantik
10 Shkurt, 15:24
-
Mbyllen votimet në Kosovë, urimi i presidentit Begaj: Qeveria e re të vijojë reformat! Basha: Proces shembullor dhe festë demokracie
9 Shkurt, 19:25
-
Begaj vizitë dyditore në Mal të Zi, pritet nga homologu Milatovic! Takime edhe në komunat me shumicë shqiptare
9 Shkurt, 10:20
-
Debati për Gjykatën Kushtetuese, PD sulmon presidentin Begaj! Nuri: Po i shërben Ramës, kërkon të heqë Sonila Bejtjan
4 Shkurt, 15:00
-
Përmet/ Ndërron jetë Baba Hekurani, Dervishi i Teqesë së Baba Aliut
4 Shkurt, 08:45
-
Mbarimi i mandatit të gjyqtares Sonila Bejtja, Presidenti Begaj kërkesë Gjykatës Kushtetuese: Sqaroni situatën, si do bëhet ripërtëritja
30 Janar, 16:45
Nga avioni ne zyre me vrap se bente vaki me i firmos neser ku do futeshe o i zi me boje..ah medet per kete popull kush e perfaqson
PërgjigjuNuk e prisja, ky po hahet dhëmb më dhëmb me qeverinë, asnjeri nuk i priste këto dekretime. KUKULL, ishim anku me Liken.
Përgjigju