SHBA- Presidenti Bajram Begaj dhe zonja e parë Armanda Begaj kanë takuar sot (21 shtator) presidentin e SHBA-vë Joe Biden dhe zonjën e parë Jill Biden.

Fotot i ka publikuar në rrjetet sociale vetë kreu i shtetit ku shkurtimisht nënvizon faktin se jemi miq dhe aleatë me SHBA-në të bashkuar nga një aleancë vlerash.

'Miq dhe partnerë të bashkuar nga një aleancë vlerash.'- shkruan Begaj.

Presidenti Bajram Begaj, ndodhet në SHBA në kuadër të Sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Në orët e vona të mbrëmjes, Begaj pritet të mbajë edhe një fjalë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Një ditë më parë kreu i shtetit u takua me zv.Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Gabriel Escobar, me të cilin diskutuan për proceset integruese të rajonit tonë në BE.