Begaj do marrë pjesë në kurorëzimin e Mbretit Charles dhe Mbretëreshës Camilla! Ambasadori britanik: I lumtur që do i bashkohet liderëve historikë
Bajram Begaj dhe Alastair King Smith
Presidenti Bajram Begaj do të jetë i pranishëm në kurorëzimin e Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla.
Ambasadori britanik, Alastair King Smith ka zhvilluar takim në presidencë me Bajram Begajn mëngjesin e sotëm për t'i thënë se është i lumtur që nuk do të mungojë në këtë ngjarje historike për Britaninë.
“Takova Presidentin Bajram Begaj përpara vizitës së tij në Britani për të marrë pjesë në Kurorëzimin e Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla, si një dëshmi e marrëdhënies së fortë midis Britanisë dhe Shqipërisë. I lumtur që Presidenti Begaj do t'i bashkohet liderëve botërorë për të shënuar këtë ngjarje historike”, shkroi ambasadori britanik në Twitter.
Më 6 maj do të bëhet kurorëzimi i mbretit Charles, dhe mbretëreshës Camilla në Westminster Abbey, ku do të jenë rreth 2000 të ftuar. Të ftuarit e ceremonisë së kurorëzimit të mbretit Charles, pritet të pasqyrojnë një Britani moderne dhe multikulturore. Ftesat tashmë janë dërguar dhe përgatitjet e ceremonisë kanë nisur.
Pjesë e ceremonisë do të jetë edhe Princi Harry që do të udhëtojë nga Kalifornia, por siç dihet tashmë pa bashkëshorten e tij, Dukeshën e Sussex Meghan Markle dhe dy fëmijët e tyre Archie dhe Lilibet. Ndërkohë, edhe Dukesha e Jorkut do të humbasë kurorëzimin, por pritet të përfshihet në një festë private të familjes mbretërore pas ceremonisë. Në kurorëzimin e Mbretit do të jenë të pranishëm edhe anëtarë të familjeve mbretërore të huaja.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14%
-
Të gabuar
82.9%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 2905
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Binjakëzimi Mirditë- San Cosmo Albanese, Begaj: Iniciativë për të forcuar marrëdhëniet midis shqiptarëve
22 Dhjetor, 14:32
-
Presidenti Begaj: Media profesionale po sfidohet nga lajmet e rreme! Përdorni pushtetin me përgjegjësi, jepni dhe zërin e qytetarisë
19 Dhjetor, 21:46
-
Pas dekretimit nga Presidenti Begaj, ligji për Buxhetin e Shtetit botohet në fletoren zyrtare! Ja kur hyn në fuqi
19 Dhjetor, 18:51
-
Presidenti Begaj pret Këshillin e Diasporës: Vota e emigrantëve e rëndësishme, shteti duhet të mbrojë të drejtat tuaja!
18 Dhjetor, 15:58
-
Sondazhi: Cili është personazhi i vitit me më shumë ndikim në zhvillimet e vendit
16 Dhjetor, 12:21
-
Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, presidenti Begaj: Secili nga ne mund të japë kontributin e tij, veçanërisht të rinjtë
10 Dhjetor, 10:08
-
Sot ‘Dita e Rinisë’/ Begaj: Frymëzohemi nga akti politik i 'Dhjetorit 1990', për të bërë realitet aspiratën 'E duam Shqipërinë si gjithë Evropa'
8 Dhjetor, 09:22
-
Presidenca ndriçohet nga dritat e festave, kreu i shtetit i ndez bashkë me fëmijët! Koncert dhe dhurata për të vegjlit
6 Dhjetor, 19:32
-
Zgjedhjet parlamentare 2025 do të mbahen më 11 maj! Presidenti Bajram Begaj dekreton datën: E nevojshme për të mundësuar votën e diasporës
5 Dhjetor, 15:41
-
Presidenti Begaj në Itali: Do mbështes çdo nismë që forcon lidhjet midis arbëreshëve, shqiptarëve dhe Italisë! Ndërtojmë ura bashkëpunimi
4 Dhjetor, 18:44
-
A është Shqipëria një vend i ngrohtë për bashkëqytetarët me aftësi ndryshe?
3 Dhjetor, 20:49
-
‘Sfidë aksesi në hapësirat publike dhe punësimi!’ Presidenti dhe Kisha Katolike solidaritet me personat me aftësi të veçanta
3 Dhjetor, 15:26