Presidenti Begaj: I kërkova Papa Françeskut që Vatikani të njohë Kosovën si shtet i pavarur

Presidenti Begaj: I kërkova Papa Françeskut që Vatikani të njohë Kosovën si shtet i pavarur

Presidenti Bajram Begaj dhe Papa Françesku

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj i ka kërkuar Papa Franceskut gjatë vizitës zyrtare atje, që Vatikani të njohë Kosovën si shtet i pavarur.

Një hap i tillë do t’i jepte shtysë të fortë për të çuar para procesin e ngadaltë të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, është shprehur kreu i shtetit shqiptar gjatë një intervistë për të përditshmen italiane Il Tempo.

“Roli i Papës dhe i Selisë së Shenjtë është shumë i rëndësishëm për të shtuar vëmendjen e BE-së dhe të Perëndimit, jo vetëm për të ruajtur paqen në Rajonin e Ballkanit, por edhe për të siguruar të ardhmen Evropiane të Ballkanit. Në këtë pikëvështrim sigurisht i kërkova Papa Françeskut që Vatikani të njohë Kosovën si shtet, pasi kjo njohje do të ndihmonte akoma më shumë përpjekjet për dialog Beograd-Prishtinë që po udhëhiqen sot nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”- është shprehur Presidenti Bajram Begaj.

Më 2 dhjetor, presidenti vizitoi Selinë e Shenjtë në Vatikan ku së bashku me Zonjën e Parë, Armanda Begaj, u prit në një audiencë të veçantë nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen