Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë në ceremoninë e Lamtumirës së Fundit të Mbretit të Norvegjisë, Harald V.

Kreu i Shtetit ishte i pranishëm në shërbesën e mbajtur në Katedralen e Oslos pas një procesioni solemn të nisur nga Pallati Mbretëror, ku morën pjesë monarkë dhe liderë nga gjithë bota.

Presidenti i Republikës, pasi kreu homazhe, i shprehu Mbretit Hakoon VIII, Familjes Mbretërore dhe popullit të Norvegjisë, ngushëllime të përzemërta për ndarjen nga jeta të Mbretit Harald V.

“Mbreti Harald V ia kushtoi jetën shërbimit ndaj Norvegjisë dhe popullit të saj. Ai mishëroi vazhdimësinë, unitetin dhe vlerat e shoqërisë norvegjeze, duke fituar respektin dhe dashurinë e qytetarëve të tij.

I shpreha ngushëllimet e mia dhe të popullit shqiptar Familjes Mbretërore dhe popullit norvegjez, duke nderuar kujtimin e Mbretit Harald V dhe kontributin e tij të çmuar në shërbim të vendit të tij”, vlerësoi Presidenti Begaj.