Pekmez mani, raki, mjaltë, djathë, çajra të ndryshme e plotë produkte te tjera te zonës u prezantuan në panairin e fermerëve e artizaneve të Gramshit.
“Produktet tona kryesore janë mjaltë, livando, raki. Çmimet nuk i kemi të shtrenjta, p.sh. mjalti e pekmezi shiten me 1500 lek për bidon. Ne kërkojmë certifikimin dhe markimin e produkteve, në mënyrë që ne të marrim çfarë na takon dhe klientët të ndihen të sigurt”, thanë prodhuesit vendas.
Stendat e tyre u vizituan nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj bashkë me Zonjën e Parë Armanda Begaj. Gramshi ofron turizëm të qëndrueshëm, thekson ai.
“Kjo është një mundësi më shume për tu njohur me mikpritjen e zones,por dhe për tu mahnitur me natyrën e bukur. Përgëzime autoriteteve dhe biznesit! Gramshi ofron kushte për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm”, u shpreh Presidenti.
“Gusht e nfest” është një aktivitet i përvitshëm që zhvillohet në Gramsh, me qëllim rritjen e numrit të turizmit. Nga sot deri me më 20 gusht do të këtë muzike, aktivitete sportive, gara dhe kënd argëtimi për fëmijët.
“Qyteti ynë ka vetëm një burim për zhvillimin e ekonomisë lokale, që është turizmi malor”, tha Besian Ajazi, kryetar bashkie.
“Gusht e n’fest” është një aktivitet i përvitshëm që zhvillohet në Gramsh, me qëllim rritjen e numrit të turizmit. Nga sot deri me më 20 gusht do të këtë muzike, aktivitete sportive, gara dhe kënd argëtimi për fëmijët.
Festa organizohet në përkujtim të 79-vjetorit të krijimit të batalionit Vërçë-Sulovë në luftën Nacional Çlirimtare.
“Gusht e n’fest”, eventi i përvitshëm që zhvillohet në Gramsh, me qëllim rritjen e numrit të turizmit, këtë verë vjen me një sërë aktivitetesh.
Nga sot deri me më 20 gusht do të këtë muzike, aktivitete sportive, gara dhe kënd argëtimi për fëmijët.
Komente


Po mire qe dole nje here neper Shqiperi o i uruar! Paraardhesi jot i kishte rene Shqiperise 20 here rrotull deri tani!
Përgjigju