Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj do të marrë pjesë në “Global Baku Forum” me temë “The world of Today; challenges and hopes” që po mbahet këto ditë në Baku, Azerbajxhan. Ky forum organizohet nga “Nizami Ganjavi International Center“ me qendër në Baku, i cili ka si mision promovimin e Edukimit, Tolerancës, Dialogut, Mirëkuptimit dhe Shoqërisë së Përbashkët.
Bordi i tij përbëhet nga disa presidentë, kryeministra, akademikë e ambasadorë të rëndësishëm nga vende të ndryshme të botës. Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj është pjesë e sesionit me temë “Ballkani perëndimor në kontekstin e Bashkimit Evropian”. Ndërkohë është parashikuar që Kreu i Shtetit të zhvillojë takime bilaterale me homologun e tij; Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, me Presidentin e Republikës së Bullgarisë Rumen Radev, etj.