Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj zhvilloi sot në Berlin një takim me përfaqësues të diasporës shqiptare në Gjermani.
Presidenti ftoi sipërmarrësit shqiptarë të ndihmojnë më shumë për kauzat e shqiptarëve, në veçanti për mësimin e gjuhës shqipe nga fëmijët e emigrantëve shqiptarë, apo të diasporës së re siç konsiderohet tashmë komuniteti i të ikurve pas viteve ‘90 në shtetet evropiane.
“Presidenti i Republikës vlerësoi nismat e ndërmarra për hapjen e shkollave shqipe vullnetarizmin e mësuesve të gjuhës shqipe, dhe gjithashtu nxiti forcimin e këtij bashkëpunimi në mënyrë që brezat e ardhshëm krahas gjuhës gjermane dhe integrimit me kulturën vendase ku jetojnë, të mos harrojnë gjuhën amtare dhe identitetin kombëtar. Për sa i përket ndërveprimit mes të rinjve, Presidenti vlerësoi iniciativat e studentëve që shkollohen në universitetet e Gjermanisë, ndërsa u shpreh se Shqipëria i mban gjithmonë dyert hapur për ata që duan të kthehen dhe të investojnë në vendlindje, dijet e marra në Perëndim”, njoftoi Presidenca.
![]()
Të pranishëm në takimin ishin figura të sukseshme në fusha të ndryshme si sipërmarrës, mjekë, artistë, arsimtarë dhe aktivistë të organizatave të të rinjve, të cilët e njohën Kreun e Shtetit me përvojat e tyre të bashkëpunimit me komunitetin shqiptar dhe qytetarët gjermanë.
Teksa i shprehu përgëzime për arritjet e tyre, presidenti vlerësoi edhe arritjet e tyre personale, të cilat i quajti krenari kombëtare.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)