Presidenti Begaj në panairin bujqësor të Lushnjes: Mirënjohje për ata që u janë rikthyer tokave, rol patriotik

Presidenti Begaj në panairin bujqësor të Lushnjes: Mirënjohje për ata që u janë rikthyer tokave, rol patriotik

Presidenti Begaj në panairin bujqësor të Lushnjes

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, mori pjesë sot në panairin ndërkombëtar të bujqësisë në Lushnje, të cilin e konsideroi tregues të partneritetit të prodhuesve shqiptarë me ata të huaj, si dhe arritje të konkurrueshmërisë së produkteve tona në tregjet ndërkombëtare.

Begaj bisedoi me fermerë, blegtorë dhe sipërmarrës për nxitjen e mëtejshme të bashkëpunimit  mes tyre dhe aktorëve kryesorë të këtij sektori, me synim zhvillimin e bujqësisë edhe ruajtjen e cilësisë dhe sigurisë së produkteve.

”Produktet bujqësore Made in Albania duhet të jenë edhe krenari kombëtare. I kemi të gjitha mundësitë. Tashmë, duhet vendosmëri për të vijuar punën e nisur dhe dashuri për këtë tokë”, u shpreh Kreu i Shtetit.

Presidenti Begaj vlerësoi faktin që Lushnja është zgjedhur këtë vit mikpritëse e dhjetëra bizneseve bujqësore dhe prodhuese shqiptare e ndërkombëtare.

“Myzeqeja, - u shpreh Presidenti, - është në një nga trevat më bujqësore të vendit dhe lushnjarët, me dashurinë dhe punën e tyre të palodhur, kanë kultivuar brez pas brezi një marrëdhënie të ngushtë me tokën dhe prodhimet e tyre janë pjesë e tryezave mbarë shqiptare”.

Duke theksuar rëndësinë e bujqësisë për ekonominë shqiptare, mirëqenien dhe punësimin, Presidenti i Republikës theksoi se, krahas strategjisë afatgjatë, duhet të aplikohen skema dinamike që ofrojnë zgjidhje përballë sfidave të kohës, ku më emergjente është lëvizja demografike dhe emigracioni.  

”Largimi nga fshati nuk vjen nga joshja e dritave të qytetit, brenda apo jashtë vendit, por nga pamundësia për një mënyrë jetese që sjell jo vetëm arritje personale, por kontribuon edhe në mirëqenien e shoqërisë”, - u shpreh Presidenti Begaj.

Në këtë kontekst, Presidenti i Republikës shprehu mirënjohje për ekspertët e bujqësisë dhe për ata shqiptarë që pas emigracionit u janë rikthyer tokave, një rol të cilin e vlerësoi si patriotik, duke garantuar mbështetjen e tij për fuqizimin e sipërmarrjeve private, në mënyrë që mundi i fermerit dhe blegtorit të shpërblehet.

Kreu i Shtetit, veç vizitës në stendat e panairit në Lushnje, shkoi edhe në fermën e Grames, të pajisur me teknikat e reja të kultivimit të perimeve në serra, nga ku u shpreh se përmes investimeve të tilla arrihet përmirësimi i standardeve të prodhimit dhe zhvillimi i ekonomisë rurale.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja