Presidenti Bajram Begaj është takuar mëngjesin e sotëm me kryetarin e bashkisë së Shkodrës Bardh Spahia. Takimi zgjati rreth një orë. 

Në përfundim të takimit me kryebashkiakun e Shkodrës, Bardh Spahia dhe kryetaren e Këshillit Bashkiak, Brisela Kadija, presidenti Begaj tha se vlerëson bashkëpunimin politik në nivel lokal.

“Një mesazh i shkëlqyer i bashkimit të forcave për të mirën e komunitetit dhe zhvillimin e qytetit”, shkroi Begaj.

Ndërkohë më pas Presidenti Begaj pritet të vijojë me dekorimin e shkollës ’28 Nëntori’ me titullin ‘Nderi i Kombit’.

Sakaq pas këtij aktiviteti pritet që presidenti të takohet edhe me prefekten e qarkut Shkodër, Majlinda Angoni dhe më pas me komunitetet fetare.