Presidenti Begaj nis nesër në Prishtinë vizitën e parë zyrtare, zbardhet axhenda! Pritet nga krerët e shtetit dhe politikës, takim të veçantë me komandantin e KFOR-it

Presidenti Begaj nis nesër në Prishtinë vizitën e parë zyrtare, zbardhet axhenda! Pritet nga krerët e shtetit dhe politikës, takim të veçantë me komandantin e KFOR-it

Bajram Begaj

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kosovë, që do të jetë vizita e parë jashtë shtetit që prej marrjes së mandatit si president. Në datat 15-16 gusht ai do të zhvillojë takime me drejtuesit më të lartë të shtetit dhe të politikës në Prishtinë. Vizitë përfshin takime me Presidenten Osmani, Kryeministrin Kurti, kryeparlamentarin Konjufca, krerët e partive kryesore politike, takim me komandantin e KFOR-IT, me ushtarët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë në Kosovë.

Gjithashtu Presidenti do të zhvillojë vizitë në shtëpinë muze të Familjes Jashari si dhe homazhe në varrezat e familjes Jashari, homazhe tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Agjenda e vizitës, si më poshtë vijon:

E hënë, 15 gusht 2022

10:00-10:10 Ceremonia pritëse nga Sh. S. Dr. Vjosa Osmani – Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës.

10:10-10:15 Fotografimi i dy Presidentëve (para hyrjes kryesore të ndërtesës së presidencës) Nënshkrimi në librin e miqësisë nga Presidenti i Shqipërisë.

10:15-10:30 Takimi Tête-à-tête mes: Sh. S. Dr. Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës

10:30-11:30 Takim me Presidenten e Republikës së Kosovës,

Sh. S. Dr. Vjosa Osmani -Sadriu dhe delegacionin.

11:45 Nderime para memorialit për Personat e Zhdukur.

11:50-12:10 Deklaratë e përbashkët e dy Presidentëve.

12:15-12:55 Takim me Kryetarin e Parlamentit të Republikës së Kosovës, Sh. T. Z. Glauk Konjufca.

13:00-13:10 Takimi Tête-à-tête me Albin Kurtin, Kryeministër i Republikës së Kosovës.

13:00-13:45 Takim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Sh. T. Z. Albin Kurti dhe delegacionin.

15:45 Homazhe tek varri i Presidentit Rugova dhe vendosje e Kurorës.

16:35 – 17:00 Homazhe tek varrezat e Familjes Jashari dhe vendosje e Kurorës.

Vizitë në shtëpinë muze të Familjes Jashari.

E martë, 16 gusht 2022

Me ftesë të Presidentit të Shqipërisë do të zhvillohen në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës takime me:

09:00-09:30 Takim me Kryetarin e PDK-së, Z. Memli Krasniqi.

09:35-10:05 Takim me Kryetarin e LDK-së, Z. Lumir Abdixhiku.

10:10-10:40 Takim me Kryetarin e AAK-së, Z. Ramush Haradinaj.

10:45-11:00 Takim me partitë minoritare.

11:15-11:45 Takim me Komandantin e KFOR-it.

12:20-12:50 Takim me trupat e Forcave të Armatosura Shqiptare, që shërbejnë në KFOR (Pejë).

13:35–14:15 Takim me Kryetarin e Komunës së Prizrenit.

14:25-14:45 Vizitë në Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ziguri: 14/08/2022 13:57

    Po shkon te takoi pleren Osmani dhe gomarin Kurti keta dy percares te kombit....

    Përgjigju
    • Elon: 14/08/2022 20:30

      Vallaj me mire ilir meta me ato qind te zezat qe kishte se rrezatonte dinjitet kurse ky eshte lepires I qeveris dhe pasunik nga hici

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Drogë me postë nga Kalifornia në Tiranë, dy të arrestuar! Sekuestrohet 3.2 kg kanabis i cilësisë së lartë

VIDEO/ Drogë me postë nga Kalifornia në Tiranë, dy të arrestuar! Sekuestrohet 3.2 kg kanabis i cilësisë së lartë